RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNICEF: Numri i fëmijëve të zhvendosur në botë ka arritur në 43,3 milionë

unicef:-numri-i-femijeve-te-zhvendosur-ne-bote-ka-arritur-ne-43,3-milione

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) tha se numri i fëmijëve të zhvendosur ka arritur në 43,3 në fund të vitit 2022, transmeton Anadolu.

UNICEF ka publikuar një raport për fëmijët e zhvendosur në mbarë botën.

Catherine Russell, Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, ka thënë: “Rritja e numrit të fëmijëve të zhvendosur është e lidhur me fatkeqësitë e shkaktuara nga konfliktet, krizat dhe ndryshimet klimatike në mbarë botën”.

Raporti i UNICEF-it thekson se shumica e fëmijëve të zhvendosur e kalojnë gjithë fëmijërinë e tyre në këtë mënyrë, duke shtuar se “numri i fëmijëve të zhvendosur me forcë është dyfishuar në dhjetë vitet e fundit”.

Në raport thuhet se lufta në Ukrainë ka shkaktuar zhvendosjen e dy milionë fëmijëve, kurse një milionë fëmijë janë zhvendosur brenda vendit.

Në raport theksohet se 60 për qind e 43,3 milionë fëmijëve janë zhvendosur si pasojë e konfliktit dhe dhunës, ndërsa numri i fëmijëve që kërkojnë azil ka arritur në 17,5 milionë.

Sipas raportit, 940.000 fëmijë janë zhvendosur për shkak të konfliktit në Sudan, ndërsa ngjarjet ekstreme të motit kanë shpërngulur gjithashtu miliona fëmijë.

Related posts

Ndahen miliona euro shtesë në kuadër të Pakos për Inflacionin – përfitojnë studentët dhe ata që kursejnë energjinë elektrike

admin

Humb jetën një person, bie me veturë në lumin Drini i Bardhë

Muhamet Ramadani

Netanyahu kthehet në gjykatë pasi kërkon falje, gjyqi për korrupsion thellon përçarjet politike

Muhamet Ramadani