RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNICEF: Numri i fëmijëve të zhvendosur në botë ka arritur në 43,3 milionë

unicef:-numri-i-femijeve-te-zhvendosur-ne-bote-ka-arritur-ne-43,3-milione

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) tha se numri i fëmijëve të zhvendosur ka arritur në 43,3 në fund të vitit 2022, transmeton Anadolu.

UNICEF ka publikuar një raport për fëmijët e zhvendosur në mbarë botën.

Catherine Russell, Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, ka thënë: “Rritja e numrit të fëmijëve të zhvendosur është e lidhur me fatkeqësitë e shkaktuara nga konfliktet, krizat dhe ndryshimet klimatike në mbarë botën”.

Raporti i UNICEF-it thekson se shumica e fëmijëve të zhvendosur e kalojnë gjithë fëmijërinë e tyre në këtë mënyrë, duke shtuar se “numri i fëmijëve të zhvendosur me forcë është dyfishuar në dhjetë vitet e fundit”.

Në raport thuhet se lufta në Ukrainë ka shkaktuar zhvendosjen e dy milionë fëmijëve, kurse një milionë fëmijë janë zhvendosur brenda vendit.

Në raport theksohet se 60 për qind e 43,3 milionë fëmijëve janë zhvendosur si pasojë e konfliktit dhe dhunës, ndërsa numri i fëmijëve që kërkojnë azil ka arritur në 17,5 milionë.

Sipas raportit, 940.000 fëmijë janë zhvendosur për shkak të konfliktit në Sudan, ndërsa ngjarjet ekstreme të motit kanë shpërngulur gjithashtu miliona fëmijë.

Related posts

“Ata e nisën të parët”. Me një gotë shampanjë në dorë, Putin pranon që ka lënë miliona ukrainas pa energji

admin

Vilnius – Nënshkruhet deklarata e përbashkët e NATO-s në mbështetje të Ukrainës

admin

Polonia “blindon” kufirin me Sllovakinë, masa kontrolli shtesë për të parandaluar emigracionin e paligjshëm

rezart morina