RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një grua ka rënë nga Ura e Fshajt në Gjakovë

nje-grua-ka-rene-nga-ura-e-fshajt-ne-gjakove

Gjatë ditës së sotme një grua raportohet se ka rënë nga Ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë për tëvë1.info, se njësitet policore dhe zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, teksa është informuar edhe Njësia për Kërkim Shpëtim.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatë se një person (femër e moshës madhore) ka rënë nga ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë. Të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Njësia për Kërkim Shpëtim”, tha ai.

Sipas tij, “në këto momente, edhe përkundër rrjedhës së madhe të ujit në lumë, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme për gjetjen e viktimës”.

Related posts

​Ky është numri i votuesve që vendos për fatin e kryetarëve në veri

admin

Erdoğan: Greqia “e parehatshme” me anijen e re turke të shpimit në Mesdheun Lindor

admin

Distanca e Trumpit nga udhëheqësja e opozitës venezueliane lidhet me Çmimin Nobel për Paqe

admin