RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Greqia “e parehatshme” me anijen e re turke të shpimit në Mesdheun Lindor

erdogan:-greqia-“e-parehatshme”-me-anijen-e-re-turke-te-shpimit-ne-mesdheun-lindor

“Ne dërguam anijen tonë të shpimit ‘Abdulhamid Han’ nga porti Taşucu i Mersinit, por Greqia ishte shumë e parehatshme dhe pyeti ‘Çfarë po bën Erdoğan’… Erdoğan nuk po bën asgjë, Erdoğan po bën detyrën e tij”, tha presidenti turk

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Greqia është “e parehatshme” pasi Turqia dërgoi anijen e saj të re të shpimit në Mesdheun Lindor për kërkime të hidrokarbureve, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne dërguam anijen tonë të shpimit ‘Abdulhamid Han’ nga porti Taşucu i Mersinit, por Greqia ishte shumë e parehatshme dhe pyeti ‘Çfarë po bën Erdoğan’… Erdoğan nuk po bën asgjë, Erdoğan po bën detyrën e tij”, tha presidenti Erdoğan në kryeqytetin Ankara në një ceremoni të hapjes së 34 hidrocentraleve.

Të martën, Turqia për kërkime të hidrokarbureve dërgoi anijen e saj të katërt të shpimit ‘Abdulhamid Han’ nga porti Taşucu në provincën Mersin në Mesdheun Lindor.

Erdoğan shtoi se Turqia është e fuqishme me katër anijet e saj të shpimit dhe dy anijet kërkimore sizmike.

Në kuadër të strategjisë së Turqisë për kërkime të hidrokarbureve, së fundmi anija ‘Abdulhamid Han’ ka mbërritur në destinacionin e saj të parë, respektivisht në pusin ‘Yörükler-1’ në det të hapur në provincën jugore Antalya.

Anija, e cila konsiderohet si më e forta nga flota aktuale e vendit prej katër anijesh, do të nisë shpimet në Mesdheun Lindor derisa anijet e tjera do të vazhdojnë operacionet e shpimit në Detin e Zi.

“Që nga momenti që nxjerrim gazin natyror, do të shihni se si ndryshon moti në të gjithë rajonin”, theksoi Erdoğan.

Shtesa e re e flotës është një anije e gjeneratës së shtatë dhe një nga pesë në mbarë botën me aftësi të shpimit në thellësi deri në 12.200 metra.

– “Diga Yusufeli pothuajse e përfunduar”

Lidhur me digën Yusufeli në provincën verilindore turke Artvin, presidenti Erdoğan tha se ajo është pothuajse e përfunduar.

“Diga jonë ‘Yusufeli’, e cila do të rrisë kapacitetin vjetor të prodhimit të energjisë elektrike të Türkiye-s me gati 1,9 miliard kilovat-orë, është pothuajse e përfunduar”, tha Erdoğan.

Më tej, presidenti turk tha se mundësia më e rëndësishme e Turqisë në prodhimin e energjisë vendase dhe të rinovueshme janë burimet ujore dhe shtoi se struktura e gjeografisë së vendit ka avantazhe në këtë drejtim.

Ai theksoi se vendi i tij tani ka 605 hidrocentrale të reja, duke theksuar se “Ne nuk vuajmë më nga thatësira, edhe gjatë stinëve më të thata, falë faktit se kemi rritur kapacitetin e përgjithshëm të ruajtjes së ujit të vendit tonë në mbi 180 miliardë metra kub”. /aa

Related posts

Shtrenjtimi i karburanteve prek xhepin e qytetarëve, një litër naftë arrin gati 1.5 euro në Kosovë

RTI

Zelenskyy thotë ka të vdekur dhe të plagosur nga sulmet ruse në Kiev, kërkon nga banorët të strehohen

admin

Fushata 10-ditore nis më 28 maj, gati 11 milionë euro për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë

admin