RTV AHIRETI
Shëndetësi

Mungesa e vitaminës D mund të jetë shumë e rrezikshme për trupin tonë

mungesa-e-vitamines-d-mund-te-jete-shume-e-rrezikshme-per-trupin-tone

Vitamina D është e rëndësishme për shëndetin e trupit tonë dhe kur nuk e kemi mjaftueshëm, mund të shkaktojë pasoja të shumta negative për shëndetin tonë. Përkatësisht, vitamina D ndihmon trupin tonë të absorbojë kalciumin, dhe gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në sistemin nervor, muskulor dhe imunitar.

Mungesa e vitaminës D mund të ndodhë për arsye të ndryshme, më shpesh nëse nuk e konsumojmë mjaftueshëm atë në dietën tonë, nuk kalojmë kohë në diell ose marrim medikamente të caktuara që në një farë mënyre ndërhyjnë në aftësinë e trupit tonë për t’u konvertuar ose përthithur këtë lloj vitamine.

Siç shpjegojnë mjekët, ka disa simptoma që mund të tregojnë mungesë të vitaminës D. Këto përfshijnë lodhje kronike, pagjumësi, dhimbje kockash dhe probleme me gjumin, përcjell Index.hr

Nëse mungesa e vitaminës D nuk do të detektohet me kohë, mund të ketë pasoja shumë të dëmshme.

Domethënë, mungesa e saj mund të çojë në humbje të densitetit të kockave, gjë që mund të kontribuojë në osteoporozë dhe fraktura (kocka të thyera).

Mungesa e avancuar e vitaminës D mund të çojë gjithashtu në sëmundje të tjera si rakit tek fëmijët ose osteomalacia tek të rriturit. Sipas Medline Plus, osteomalacia shkakton kocka të dobëta, dhimbje kockash dhe dobësi të muskujve.

Related posts

Shtatë ushqime të pasura me vitaminë B6

rezart morina

Fiku ka shumë sheqer, avokado më së paku

admin

Uji i gazuar është i shëndetshëm apo i dëmshëm? Si ndikon në shëndetin e kockave, të zemrës dhe të dhëmbëve

rezart morina