RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Paraburgim për tre policët e Kosovës të kidnapuar nga forcat serbe

paraburgim-per-tre-policet-e-kosoves-te-kidnapuar-nga-forcat-serbe

Tre policëve të Kosovës të kidnapuar ditë më parë nga forcat serbe më 14 qershor, iu shqiptua masa e paraburgimit.

Për masën e paraburgimit ndaj tre policëve të Kosovës bëhet e ditur në një njoftim të Prokurorisë së Lartë Publike në Kralevë.

Megjithatë në këtë njoftim nuk bëhet e ditur se sa ditë paraburgim i janë dhënë tre zyrtarëve policorë të Kosovës, raporton Telegrafi.

Sipas njoftimit, tre policët dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse.

“Sipas propozimit të prokurorit publik të Prokurorisë së Lartë Publike në Kraljevë, gjyqtari për procedurën paraprake të Gjykatës së Lartë në Kraljevë ka urdhëruar paraburgimin për të gjithë të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, SHBA-të dhe Britania e Madhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës. Ata u kidnapuan të mërkurën, më 14 qershor në territorin e Kosovës.

Related posts

Qeveria izraelite voton në mënyrë unanime mbylljen e zyrave të Al Jazeera, arsyet mbeten të paqarta

admin

Lëshohet paralajmërim për cunami pas një tërmeti me magnitudë 6.8 që godet brigjet lindore të Japonisë

RTI

Egjipti dhe Jordania riafirmojnë refuzimin e zhvendosjes së palestinezëve

RTI