RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pretendohet se ekipet greke u përpoqën të shtyjnë drejt Italisë anijen që u përmbyt në brigjet e Greqisë

pretendohet-se-ekipet-greke-u-perpoqen-te-shtyjne-drejt-italise-anijen-qe-u-permbyt-ne-brigjet-e-greqise

Pretendohet se ekipet e Rojës Bregdetare Greke janë përpjekur të shtyjnë drejt ujërave italiane anijen e peshkimit që u përmbyt në brigjet e Gadishullit të Peloponezit dhe në të cilën deri më tani kanë humbur jetën 78 persona, transmeton Anadolu.

Lideri i Aleancës së Majtë Radikale (SYRIZA), Alexis Tsipras për të marrë informacion lidhur me ngjarjen, vizitoi dje Portin Kalamata në të cilin janë dërguar emigrantët e shpëtuar. Pas vizitës në një deklaratë për gazetarët, Tsipras tha se këto pretendime ia kanë përcjellë atij emigrantët që kanë shpëtuar nga fatkeqësia.

Ai vuri në dukje se nuk është personi kompetent për të vërtetuar këto pretendime. “Pyetjet që kam parashtruar kanë rëndësi kyçe. Ka të bëjë me vlerat tona politike, politikën e Frontex-it dhe të BE-së, si dhe politikën që ka ndjekur vendi ynë në katër vitet e fundit”, tha Tsipras.

Më tej Tsipras tha se autoritetet duhet t’u përgjigjen pyetjeve të tilla se “Cilat janë protokollet që lejojnë vazhdimin e rrugës në vend që të përpiqen t’i shpëtojnë ata kur i shohin në një anije mbi 700 njerëz gati për t’u fundosur”.

Ndërkohë ekipet e Rojës Bregdetare të cilët kritikohen për mosndërhyrje të hershme kanë theksuar se propozimi i tyre për ndihmë është refuzuar. Më 14 qershor anija e peshkimit që transportonte emigrantë të parregullt në ujërat ndërkombëtare u përmbyt rreth 47 milje detare larg nga Navarino në Gadishullin e Peloponezit (Morea) të Greqisë.

Në këtë fatkeqësi humbën jetën 78 persona ndërsa u shpëtuan 104 të tjerë të cilët u dërguan në Portin Kalamata. Roja Bregdetare Greke deklaroi se nga emigrantët që janë shpëtuar, 47 prej tyre janë shtetas nga Siria, 43 nga Egjipti, 12 nga Pakistani dhe 2 nga Palestina.

Sipas organizatës së shoqërisë civile “Alarm Phone”, në anije ndodheshin rreth 700 persona. Punimet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë ende ndërkohë ekspertët janë të shqetësuar se numri i të vdekurve mund të rritet.

Related posts

Veprat janë në varësi të qëllimeve

admin6

Pesë të vdekur në Turqi pasi një autobus doli nga rruga

admin

“Qendër kontrolli” për korridorin e grurit do të ngrihet në Stamboll nëse Rusia dhe Ukraina arrijnë marrëveshje – VIDEO

admin