RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Francë, nisin hetime lidhur me faljen e namazit nga nxënësit në disa shkolla

france,-nisin-hetime-lidhur-me-faljen-e-namazit-nga-nxenesit-ne-disa-shkolla

Në Francë po diskutohet se falja e namazit nga nxënësit në shkollë vendos në rrezik laicizmin, transmeton Anadolu.

Ministri i Arsimit në Francë, Pap Ndiaye dhe kryetari i bashkisë Nice, Christian Estrosi në një deklaratë të përbashkët me shkrim theksuan se në 3 shkolla fillore, 1 shkollë të mesme (gjimnaz) dhe në 1 shkollë të arsimit të mesëm të ulët (9 vjeçare) janë kryer shkelje serioze dhe se disa nxënës kanë falur namaz gjatë pushimit të drekës në shkollë.

“Familjet e fëmijëve në fjalë janë thirrur nga drejtorët e shkollave”, thuhet në deklaratën ku njoftohet se veprime të tilla janë të papranueshme dhe se në lidhje me këtë çështje kanë nisur hetime.

– Reagime nga përdoruesit e medias sociale

Përdoruesit e medias sociale kanë reaguar ndaj çështjes e cila u paraqit gjerësisht në shtypin e vendit.

Një përdorues i Twitterit tha: “A ka ndonjë provë për atë që thotë Estrosi?”, ndërsa edhe përdorues të mediave të ndryshme sociale, kanë tërhequr vëmendjen mbi ngacmimin e bashkëmoshatarëve dhe problemet financiare në shkollat publike si dhe kanë mbrojtur idenë se këto janë çështje që duhet të zgjidhen më parë.

Related posts

Shtetet që Serbia pretendon se kanë tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës

admin

“Asnjë garanci nga Kurti për Asociacionin”, Escobar paralajmëron se Kosova mund ta humbë një shans historik

admin

Erbaş: Turqia me kuoten e përmbi 83000 Haxhinjve sivjet

admin