RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden: Do të mposhtim industrinë e armëve

biden:-do-te-mposhtim-industrine-e-armeve

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se industria e armëve duhet të mbahet përgjegjëse për parandalimin e dhunës së armatosur, transmeton Anadolu.

Biden mbajti një fjalim në Samitin Kombëtar për Komunitete më të Sigurta që u mbajt në Universitetin Hartford në shtetin Connecticut.

Duke folur për hapat që kanë ndërmarrë kundër dhunës së armatosur në vend në përvjetorin e ligjit për kontrollin e armëve që u miratua me dakordim nga Partia Demokrate dhe Partia Republikane vitin e kaluar, Biden tha se ligji është një prej hapave më të rëndësishëm të ndërmarrë në 30 vitet e fundit.

Ai theksoi se për herë të parë trafikimin e armëve e kanë bërë në mënyrë të hapur në formën e një krimi federal dhe vendosi në objektiv edhe lobet e armëve. Presidenti amerikan deklaroi se qëllimi i industrisë së armëve është vetëm të arrijnë fitime dhe se duhet të mbahen përgjegjës.

“Do të mposhtim industrinë e armëve”, tha Biden.

“Kur po bisedoja lidhur me problemin e fentanil në kufi, presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador solli në rend dite çështjen e armëve”, deklaroi Biden duke shtuar se “Armët e rrezikshme, kryesisht armët e sulmit i dërgojmë në Meksikë. Kërkojnë nga ne që ta ndalim këtë, t’i ndërpresim në kufi. Për hir të Zotit, në çfarë shndërrohemi nëse nuk e bëjmë këtë?”.

Related posts

Erdogan dhe Al Nahyan diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale në një bisedë telefonike

admin

“9 shtetas të huaj të vrarë nga persona të armatosur të paidentifikuar në Iranin juglindor”

admin

Rritet në 16 numri i viktimave nga sulmi vetëvrasës në veriperëndim të Pakistanit

Irfan Jahiu