RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Guterres bën thirrje për reforma në FMN dhe Bankën Botërore

guterres-ben-thirrje-per-reforma-ne-fmn-dhe-banken-boterore

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres tha se vendet në zhvillim nuk kanë mundur të përfitojnë mjaftueshëm nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore (BB) dhe bëri thirrje për reforma në këto institucione.

Guterres i cilësoi si “dështim të plotë” punimet e FMN-së dhe BB-së në periudhën e COVID-19 dhe shtoi se kjo ka lënë në borxhe të larta dhjetëra vende.

“Vendet e pasura kanë përfituar nga FMN-ja më shumë se vendet e varfra”, deklaroi Guterres duke theksuar se FMN dhe BB duhet të kthehen nga “gabimet historike”.

Kreu i OKB-së, Guterres tërhoqi vëmendjen se gjatë periudhës së pandemisë vendet G7 me një popullsi 772 milionë kanë marrë nga FMN-ja 280 miliardë dollarë ndërsa për vendet pak të zhvilluara me popullsi 1.1 miliard banorë janë ndarë 8 miliardë dollarë.

Drejtori i OKB-së për Grupin e Krizave, Richard Gowan i cili ka njoftuar pikëpamjen e tij lidhur me çështjen, tha se “Qeveritë perëndimore, janë të vetëdijshme se Kina është gjithnjë e më efektive në çështjen e dhënies së borxheve për vendet që janë në zhvillim. Për këtë arsye duke bërë reformë në FMN dhe BB, ata duan të parandalojnë që vendet e varfra të mbështeten për borxh te Pekini”. /atsh

Related posts

Eksplozivi nën një veturë në Leposaviq, reagon KFOR-i

admin

Zarkov: Bullgaria dhe Rumania teknikisht gati për anëtarësimin në Schengen

admin

Akuzat për abuzim me fondet e BE-së, Le Pen dhe nacionistët e tjerë të krahut të djathtë dalin sot para gjykatës

admin