RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan bisedë telefonike me presidenten e KE-së, diskutohen marrëdhëniet Turqi-BE

erdogan-bisede-telefonike-me-presidenten-e-ke-se,-diskutohen-marredheniet-turqi-be

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Kryesia e komunikimeve të Presidencës thuhet se në bisedë u diskutuan marrëdhëniet Turqi-BE.

Presidentja e KE-së, Von der Leyen në bisedë uroi presidentin Erdoğan për rizgjedhjen e tij si president.

Erdoğan tha se rruga e suksesshme për të luftuar me sfidat me të cilat përballen në nivel rajonal kalon nga forcimi bashkëpunimit të BE-së me Turqinë.

Ai theksoi se trajtimi i drejtë dhe mbështetja e perspektivës për anëtarësim të drejtë që do të tregohet ndaj Turqisë, do të shkaktojë hapjen e horizonteve të reja në marrëdhënie.

Related posts

Kryeministri spanjoll: Ata që janë përgjegjës për “gjenocidin” në Gaza duhet të mbajnë përgjegjësi

Muhamet Ramadani

Të paktën 153 të vdekur pas goditjes së raportuar ndaj një shkolle në Iran

Kushtrim Guraj

Ushtarët izraelitë plagosën 13 palestinezë në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani