RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Palestina kundërshton vendimin e Izraelit lidhur me vendbanimet e paligjshme

palestina-kundershton-vendimin-e-izraelit-lidhur-me-vendbanimet-e-paligjshme

Palestina si reagim ndaj vendimit të qeverisë së Tel Avivit që do të përshpejtojë ndërtimin e njësive të vendbanimeve të reja të paligjshme në territoret nën pushtim, njoftoi se nuk do të marrë pjesë në takimin me temë ekonominë i cili është planifikuar të mbahet nesër me Izraelin, transmeton Anadolu.

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv të Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO), Hussein al-Sheikh në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale tha se “Qeveria e Izraelit sot planifikon të miratojë një vendim i cili i jep kompetencë ministrit të Financave të ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich që të miratojë planet e vendbanimeve, gjë e cila nënkupton përshpejtimin e planeve të vendbanimeve”.

“Dënojmë dhe kundërshtojmë këtë hap që do të ndërmarrë Izraeli. Kemi vendosur të bojkotojmë takimin e Komitetit të Lartë Ekonomik i cili është planifikuar të mbahet nesër mes palëve (Palestinë-Izrael)”, tha Al-Sheikh.

Ai vuri në dukje se administrata palestineze, do të rishikojë vendimet dhe masat e tjera në marrëdhëniet me Izraelin. Transmetuesi Publik Izraelit (KAN), pretendon se qeveria izraelite sot në mbledhjen javore të kabinetit do të miratojë një vendim që “kufizon në masë të rëndësishme” procesin për të marrë lejet e nevojshme për të ndërtuar njësitë e reja të vendbanimeve.

Sipas lajmit të KAN, vendimi në fjalë do të lejojë ndërtimin e më shumë njësive të vendbanimeve dhe në këtë mënyrë ndërtimet do të nxiten pa miratimin e nivelit politik dhe se miratimi i parë pa lejen e planifikimit do të jetë nën kompetencën e ministrit Smotrich.

Izraeli i cili vazhdon ndërtimin e njësive të vendbanimeve të paligjshme në territoret palestineze nën pushtim, planifikon të krijojë njësinë e një vendbanimi të madh hebre që përbëhet nga 3.412 banesa.

Palestinezët dhe organizatat e majta izraelite të tilla si “Paqe Tani (Peace Now) e kundërshtojnë këtë plan. Administrata palestineze dhe Bashkimi Evropian (BE) theksojnë se lëvizja në fjalë do të shkatërrojë shansin e zgjidhjes me dy shtete.

Për zbatimin e planit të miratuar nga qeveria izraelite, kërkohet miratimi nga Bordi i Lartë i Planifikimit të Njësisë Administrative Civile, i cili zbaton vendimet në lidhje me territoret palestineze.

Related posts

Pyje të shkrumbuara, banesa të shndërruara në hi dhe njerëz të trishtuar, pamjet nga shkatërrimi që la pas zjarri në Atika (FOTOLAJM)

admin

Tërmet në Rumani, lëkundjet u ndjenë edhe në Kosovë

admin

Haradinajt s’i mjaftojnë tri shtëpitë e qindra mijëra eurot, merr edhe pagën e veteranit

admin