RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Blinken nis bisedimet për uljen e tensioneve SHBA-Kinë

blinken-nis-bisedimet-per-uljen-e-tensioneve-shba-kine

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua sot me homologun e tij kinez, Qin Gang në fillim të udhëtimit të tij dyditor në Pekin, një vizitë që synon rindërtimin e marrëdhënieve midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Dy diplomatët kryesorë dhe delegacionet e tyre u përshëndetën dhe u ulën përballë njëri-tjetrit në dy tavolina të gjata në sallën e pritjes shtetërore, Diaoyutai në Pekin.

Fillimisht nuk u bë e ditur asgjë për përmbajtjen e bisedimeve.

Një seri takimesh me përfaqësues të rangut të lartë të qeverisë janë planifikuar, përpara se Blinken, zyrtari më i lartë amerikan, të largohet të hënën.

Mbetet e paqartë nëse ai do të takohet me udhëheqësin kinez, Xi Jinping.

Blinken ndodhet në vizitën e tij të parë në Kinë që nga marrja e detyrës në vitin 2021, një periudhë kur tensionet SHBA-Kinë janë zbehur.

Blinken viziton sot Pekinin, pas anulimit të një udhëtimi të planifikuar prej kohësh, për shkak të një krizë diplomatike, pasi Uashingtoni zbuloi një balonë mbikëqyrëse kineze mbi territorin amerikan.

Blinken tha të premten se do të bisedonte drejtpërsëdrejti për shqetësimet e Uashingtonit.

“Qëllimi, është krijimi i komunikimeve të hapura dhe të fuqizuara, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina të menaxhojnë me përgjegjësi marrëdhëniet e tyre”, tha ai.

Related posts

Presidentja Osmani takon presidentin amerikan, Joe Biden

admin

Ukraina: Kemi kthyer platformat e naftës dhe gazit pranë Krimesë

rezart morina

Qeveria: BE-ja i ka të gjitha arsyet për t’i hequr masat e vëna

RTI