RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Parisi kundër monopateve, shkak rritja e pasigurisë publike

parisi-kunder-monopateve,-shkak-rritja-e-pasigurise-publike

Francezët po e shohin shërbimin e skuterëve elektrikë të dhënë me qira si problematikë, ndaj do të votojnë duhet të vazhdojë funksionimi i tyre në Paris apo jo.

Çështja po konsiderohet si “jashtëzakonisht përçarëse”, midis komuniteteve pro dhe kundër.

Qytetarët shpesh sfidojnë ndalimet për të hipur në trotuare, ose parkojnë kundër rregullave, ndërsa disa i braktisin skuterët në parqe ku madje i hedhin në lum.

Në shtator, Parisi kërcënoi tre operatorët me mosrinovim të licencave të tyre, të cilat skadojnë në mars, nëse nuk do të tregojnë kujdes në përdorimet e tyre.

Ndërsa në nëntor për ti përgjigjur operatorët, duke përfshirë pajisjen e skuterëve me targa që do të lejonin gjurmimin më të lehtë të drejtuesve kur kalojnë me semafor të kuq, ose kur udhëtojnë në çifte, që konsiderohen si shkelje.

Zëvendësi i Hidalgos, David Belliard, përgjegjës për transportin urban, tha se një analizë kosto-përfitim nuk favorizonte skemat e qirasë. “Ata janë në rrugë janë të rrezikshëm”, teksa ka shtuar se kishte “shumë reagime negative” nga qytetarët për skuterët. /oranews

Related posts

SHBA dhe OKB ndërprenë ndihmën ushqimore, 1400 të vdekur në Etiopi

Muhamet Ramadani

OKB-ja thotë se mbi 6 mijë civilë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i luftës

admin

Ish-nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi i bashkohet ekipit të Kurtit në Qeveri

admin