RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Norvegji, kompanive u kërkohet që të paktën 40 për qind e anëtarëve të bordit të jenë femra

norvegji,-kompanive-u-kerkohet-qe-te-pakten-40-per-qind-e-anetareve-te-bordit-te-jene-femra

Në Norvegji, qeveria ka paraqitur një projektligj që kërkon që të paktën 40 për qind e anëtarëve të bordit të kompanive të mëdha dhe të mesme të jenë femra, transmeton Anadolu.

Sipas një lajmi në Bloomberg, ministri norvegjez i Tregtisë dhe Industrisë, Jan Christian Vestre, bëri të ditur përmbajtjen e projektligjit në një konferencë për shtyp.

“Norvegjia është vendi i parë në botë që bëri hap në këtë drejtim”, tha Vestre.

Nëse projektligji miratohet, 20.000 kompanitë e mëdha dhe të mesme të vendit do të detyrohen të kenë të paktën 40 për qind të anëtarëve të bordit femra deri në vitin 2028.

Related posts

Policia franceze shpon gomonen e shqiptarëve që ishin nisur për Angli

admin

Vazhdon të rritet numri i të infektuarve, 407 raste të reja me coronavirus në Kosovë

admin

Trump, Zelenskyy dhe liderët evropianë diskutojnë për “hapat konkretë” për t‘i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë

Muhamet Ramadani