RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Çmimet e Kurbanit në vendet e rajonit?

cmimet-e-kurbanit-ne-vendet-e-rajonit?

Për dallim nga viti 2022, çmimet e Kurbanit me rastin e fesës së Bajramit në vendet e rajonit këtë vit janë më të larta.

Kurban Bajrami është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, krahas festës tjetër Fitër Bajramit.

Festa e Kurban Bajramit, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e profetit Ibrahim të flijojë djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, nëpërmjet engjëllit të Tij melekut Xhebrail dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.

Në kuadër të kësaj besimtarët myslimanë vizitojnë tregjet e kafshëve në mënyrë që të zgjedhin kurbanët e tyre.

Kështu, TRT Balkan ju njofton se sa kushton kryerja e këtij rituali nëpër Bashkësitë Fetare të vendeve të rajonit nga viti në vit.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut me çmime më të volitshme

Çmimi i Kurbanit për këtë vit i caktuar nga Bashkësitë Fetare Islame të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është 160 euro.

Ky çmim për dallim nga viti i kaluar është 20 euro më i lartë në Kosovë ndërsa vetëm 10 euro më shumë se vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut.

Nga Kurbanet e dhuruara të besimtarëve në Kosovë një pjesë e tyre do të përdoret për Medresenë Alaudin dhe degët e saj, kurse pjesa tjetër do të shpërndahet për familjet në nevojë.

Pagesat e Kurbanit mund të bëhen në Këshillin e Bashkësisë Islame në çdo qytet, nëpërmjet llogarive bankare të BIK-ut ose me PayPal.

Po ashtu, nga Kurbanet e dhuruara të besimtarëve në Maqedoninë e Veriut një pjesë e tyre do të përdoret për Medresenë Isa Beu dhe degët e saj, kurse pjesa tjetër do të shpërndahet për familjet në nevojë.

Pagesat e Kurbanit mund të bëhen në Myftinitë e BFI-së çdo qytet, nëpërmjet llogarive bankare të BFI-së, te Medreseja Isa Beu, tek Fakulteti i Shkencave Islame, në Rijaset ose onlajn.

BeH dhe Mali i Zi shumë më shtrenjtë

Si në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, edhe Bashkësitë Fetare Islame të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) dhe Malit të Zi ofrojnë mundësinë e flijimit të një kurbani për besimtarët që nuk janë në gjendje ta kryejnë këtë ritual personalisht brenda shtëpisë së tyre.

“Nëpërmjet aksionit “Sakrificat 2023”, institucionet kompetente të Bashkësisë Islame të BeH-së do të bëjnë blerje të organizuar dhe të ofrojnë sakrifica për nevojat humanitare dhe nevojat e institucioneve arsimore në vendin tonë, me një çmim të vetëm prej 430.00 KM (220 euro)”, kështu thuhet në njoftimin e Bashkësisë Fetare Islame të BeH-së.

Pra, për dallim nga viti i kaluar ku çmimi i një kurbani në BeH ishte 200 euro, këtë vit kemi rritje për 20 euro.

Aksioni sipas institucionit më të lartë fetar të BeH-së kryhet në përputhje të rreptë me normat e Sheriatit.

“Kurbanet trajtohen në mënyrë humane, në përputhje me standardet veterinare dhe i gjithë procesi zhvillohet me prezencë të vazhdueshme të ekspertëve dhe imamëve”, thuhet më tej në komunikatën e tyre.

Mishi i kurbanit u shpërndahet kryesisht nevojtarëve dhe institucioneve të ndryshme të karakterit social, humanitar, mjekësor dhe edukativ.

Ndërsa në Mal të Zi kemi rritjen më të lartë të çmimit të Kurbanit nga vendet e rajonit që për dallim prej vitit të kaluar ku çmimi ishte 180 euro, tani është 220 euro.

Pagesat mund të bëhen në ambientet e të gjitha Mexhliseve në territorin e Malit të Zi, si dhe në Medresenë “Mehmed Fatih” ose në xhiro llogarinë e Meshihatit të bashkësisë Islame në Mal të Zi deri më datën 26 qershor 2023.

Kujtojmë që Kurban Bajrami këtë vit është më datë 28 qershor 2023. /trt

Related posts

Vazhdojnë sulmet ndaj Kuranit në Danimarkë

rezart morina

Europa përgatitet për ndërprerje të funksionimit të rrjetit celular

admin

BE-ja paralajmëron takime të ndara të Lajçakut me Kurtin dhe Vuçiqin për të hënën

admin