RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE: Dalja e lartë në zgjedhje, fitore e madhe për Turqinë – VIDEO

be:-dalja-e-larte-ne-zgjedhje,-fitore-e-madhe-per-turqine-–-video

Von der Leyen, në një konferencë për media me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, theksoi se Turqia është partner i rëndësishëm për Bashkimin Evropian (BE).

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se i kanë ndjekur nga afër zgjedhjet e mbajtura në Turqi, duke theksuar se pjesëmarrja e lartë në votime është një fitore e madhe.

Von der Leyen, në një konferencë për media me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, theksoi se Turqia është partner i rëndësishëm për Bashkimin Evropian (BE).

“Dalja e madhe në këto zgjedhje është vërtet një lajm i mirë sepse tregon se populli turk është i përkushtuar të përdorë të drejtat e tij demokratike për të votuar dhe se ata i vlerësojnë institucionet demokratike. Kjo është fitorja e madhe e zgjedhjeve të djeshme. Zgjedhjet vazhdojnë ende. Tani duhet të shohim raundin e dytë. Ne po i ndjekim nga afër deklaratat në lidhje me këtë. Duhet të shohim se çfarë do të sjellë raundi i dytë”, tha Von der Leyen.

Gjithashtu, Presidenti i Këshillit, Michel, tha se vlerëson qytetarët turq për pjesëmarrjen e lartë në zgjedhje.

Duke theksuar rëndësinë e procesit zgjedhor për demokracitë, Michel tha se do të ndjekin rezultatin e këtij procesi. /trt

Related posts

Katari do të dërgojë avionë ndihmash në Turqi

Muhamet Ramadani

Katër shtete në SHBA goditen nga stuhitë dhe tornadot, raportohet për 20 persona të vdekur

admin

Kuvendi s’e miraton rezolutën për uljen e akcizës dhe heqjen e TVSH-së për naftën

Muhamet Ramadani