RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i inteligjencës gjermane: PKK-ja grupi më i madh terrorist i huaj në Gjermani

shefi-i-inteligjences-gjermane:-pkk-ja-grupi-me-i-madh-terrorist-i-huaj-ne-gjermani

Shefi i agjencisë së inteligjencës së brendshme të Gjermanisë (BfV), Thomas Haldenwang, ka deklaruar se PKK-ja është grupi më i madh terrorist i huaj në Gjermani, me rreth 14.500 mbështetës, transmeton Anadolu.

“Ekstremistët përdorin krizat për të krijuar lidhje me klasat e mesme dhe gjithashtu ndajnë mitet e konspiracionit, dezinformimit dhe propagandës”, tha Haldenwang gjatë një konference të përbashkët për media në Berlin me ministren e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser.

Haldenwang theksoi se ekstremizmi i krahut të djathtë vazhdon të jetë kërcënimi më i madh ekstremist në vend.

“Ne gjithashtu shohim një nivel të lartë të radikalizmit në ekstremizmin e dhunshëm të krahut të majtë”, tha ai.

Sipas tij, gjithashtu është rritur edhe kërcënimi i spiunazhit, ndikimi i paligjshëm, fushatat dezinformuese dhe sulmet kibernetike, kryesisht për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

“Aktorët kryesor në këto aktivitete të drejtuara kundër Gjermanisë janë Federata Ruse, Republika Popullore e Kinës dhe Republika Islamike e Iranit, secila me një fokus të ndryshëm”, tha Haldenwang.

Faeser, nga ana e saj, mbrojti komentet e shefit të inteligjencës, duke theksuar se “lufta kriminale ruse e agresionit kundër Ukrainës ka ndryshuar situatën e sigurisë në të gjithë Evropën”.

“Ne kemi marrë masa të forta për t’u armatosur kundër spiunazhit, fushatave të dezinformimit dhe sulmeve kibernetike. Raporti i inteligjencës tregon se ekstremistët po bëhen më të dhunshëm dhe më të rinj. Ideologjitë po bëhet gjithnjë e më të përziera”, tha Faeser.

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqi, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Turqia është ankuar se pavarësisht statusit të paligjshëm të grupit, vendet e BE-së prej kohësh kanë mbajtur një sy të mbyllur ndaj aktiviteteve të grupit në tokën e tyre, përfshirë për aktivitetet përmes mediave, demonstratave pro-terroriste dhe dhunës që kërcënon zyrat diplomatike turke dhe shtetasit turq jashtë vendit.

Related posts

Guterres thirrje për përfundim “të menjëhershëm” të operacionit ush’tarak iz’raelit në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani

Ambasadori gjerman: Shumë shqetësuese që Lista Serbe sërish nuk i dënoi zjarrvëniet në vetura

Muhamet Ramadani

Nufi: Shqipëria mbetet një aleat i palëkundur i NATO-s dhe një partner aktiv në sigurinë ndërkombëtare

Irfan Jahiu