Jemi në sezonin e qershive dhe këto ditë me siguri të gjithë i keni konsumuar me shumicë.
Por disa njerëz kur i konsumojnë i kanë qejf t’i hanë bashkë me bërthamat. Mirëpo për gastroenterologët kjo gjë mund të jetë shumë e rrezikshme. Mjekët e urgjencës kanë treguar se ndonjëherë ju është dashur edhe të bëjnë një ndërhyrje sepse dikush ka ngrënë qershi ose vishnje të plota, me gjithë bërthamë.
Qershitë përmbajnë shumë vitamina C dhe beta-karoten, vitamina B6 dhe K, acid folik, minerale kalium, hekur, bakër, mangan, kalcium, magnez, fosfor, zink dhe kobalt. Përveç kësaj, ato janë të pasura me fibra vegjetale, të cilat ndihmojnë në tretjen më të mirë, ndërsa prania e celulozës rregullon tretjen.
Frutat më të errëta janë më të shëndetshme, sepse kanë një përqendrim më të lartë të antocianit dhe kanë një efekt më të madh antianemik. Ato përmbajnë melatonin e cila ndihmon në relaksimin. Para se t’i konsumoni, duhet t’i lani mirë me ujë të ftohtë.
Sipas “Medical Daily”, doza ideale do të ishte një tas qershi në ditë, ndërkohë që sasitë më të mëdha mund të shkaktojnë probleme me tretjen, ndaj personat që tashmë kanë probleme me të duhet të kenë kujdes se sa hanë. Rekomandohet vetëm një grusht në ditë.