RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidentja e KE kërkon 66 miliardë euro shtesë për buxhetin e BE-së

presidentja-e-ke-kerkon-66-miliarde-euro-shtese-per-buxhetin-e-be-se

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i kërkoi donatorëve 66 miliardë euro më shumë për buxhetin e BE-së.

Për shkak të situatës ekonomike, ajo paraqiti propozimin për rishikimin e buxhetit shumëvjeçar të BE-së.

“Ne jemi në një kontekst krejtësisht tjetër krahasuar me vitin 2020 dhe këto kriza kanë ndikuar në buxhetin tonë, ne e kemi ezauruar fleksibilitetin e tij. Na është dashur t’u japim prioritete të reja fondeve tona”, tha Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.

Këto financime përfshijnë një ndihmë prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën gjatë katë viteve të ardhshme.

“Ne vijmë sot me një propozim shumë të synuar dhe të kufizuar për domosdoshmërinë absolute. Ka tre tema: e para është Ukraina, e dyta është migrimi dhe sfidat e jashtme dhe e treta është ruajtja e konkurrencës sonë”, shtoi më tej ajo.

Një problematikë shqetësuese mbetet edhe emigracioni, për të cilën Von der Leyen shprehu se duhen përgjigje të shpejta.

Një pjesë e fondeve që kërkohen, saktësisht 15 miliardë euro do të përdoren për vendet e prekura nga emigracioni i paligjshëm.

Related posts

Hungaria shënon pjesëmarrje të hershme rekord në zgjedhjet kyç parlamentare

RTI

Mitrovica e Veriut, Leposaviçi dhe Zubin Potoku votojnë sërish, duan të ndahen nga Asociacioni i Komunave serbe në Kosovë

admin

Shkon në 105 numri i të vd’ekurve nga tra’zirat në Bangladesh, shumica prej tyre janë studentë

admin