RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komandanti i KFOR-it: Në Kosovë shmangëm një masakër, shpëtuam 15 policë kosovarë

komandanti-i-kfor-it:-ne-kosove-shmangem-nje-masaker,-shpetuam-15-police-kosovare

Komandanti i KFOR-it, gjeneral-majori Angelo Ristuccia, në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve “AGI”, ka thënë se më 29 maj KFOR-i kishte “parandaluar një masakër dhe kishte shpëtuar 15 policë kosovarë në veri”.

Ai ka aluduar për protestat e mbajtura në atë datë, ku situata përshkallëzoi veçanërisht në Zveçan. Në Zveçan protestuesit sulmuan ushtarët e KFOR-it dhe Policinë e Kosovës. U lënduan mbi 30 ushtarë të KFOR-it e disa policë kosovarë. Ristuccia tha se situata ka mundur të eskalojë edhe më tepër, po të mos kishte qenë “profesionalizmi i ushtarëve të KFOR-it”.

“Falë profesionalizimit të njerëzve tanë në KFOR, që u përgatitën në mënyrën më të përshtatshme dhe zbatuan rregullat në mënyrën më korrekte, u shmang një masakër. Ne arritëm t’i ndajmë dy palët dhe të shpëtojmë 15 policë të bllokuar në turmë”, tha Ristuccia.

Ristuccia ka thënë se arsyeja pse situata nuk përshkallëzoi më rëndë, e nuk pati të vdekur, ishte për shkak të profesionalizimit të ushtarëve të KFOR-it.

“Arsyeja pse situata nuk përshkallëzoi më tepër më 29 maj, ishte fakti se ishim të përgatitur shumë mirë. Ushtarët tanë vepruan në mënyrë shumë profesionale dhe dëshiroj të shprehi mbështetjen time të plotë për të lënduarit dhe familjet e tyre. Ata vepruan shumë profesionalisht, sa që arritën të menaxhonin që të mos përshkallëzohet situata, kështu që shpëtuam 15 policë të Kosovës, penguam përplasjen e dyja palëve, përndryshe do të duhej të merreshim me probleme krejt ndryshe”, tha Ristuccia.

Ristuccia ka thënë se shumica e personave më 29 maj protestuan në mënyrë paqësore.

Sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it e ka quajtur qyqar, ndërsa tha është bërë nga një numër i vogël i “ngatërrestarëve që përdorën çdo mjet për të bërë dëm, përdorën mjete, ofendime”.

Ai e ka quajtur situatën në veri të Kosovës si shumë komplekse, ndërsa u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që ta gjejnë zgjidhjen me dialog.

“Ne kemi nevojë që të dyja palët t’i ulin tensionet, të gjejnë zgjidhje vetëm nëpërmjet dialogut. E vetmja mënyrë për t’i ulur tensionet është ajo. Varet nga vullneti politik i dyja palëve. Nga pikëpamja ushtarake, puna jonë është të krijojë hapësirë për negociata nga të dyja palët dhe për të gjithë të përfshirët në proces. Një Kosovë dhe një Ballkan stabil është në interesin e gjithë Evropës, e veçanërisht në një periudhë të tashme, duke marrë parasysh kohën e tashme”, ka thënë Ristuccia duke aloduar në luftën në Ukrainë.

Related posts

Kremlini e cilëson shumë pozitive dërgesën e parë të grurit të nisur nga Odesa

admin

Kanali i Panamasë ‘në gjunjë’ për shkak të thatësirës: mbi 200 anije të bllokuara

rezart morina

Masakra me 13 të ekzekutuar në shkollën ruse, agresori me simbole naziste vret veten pas sulmit

admin