RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Von der Leyen: Asetet e ngrira të Rusisë do të përdoren për rindërtimin e Ukrainës

von-der-leyen:-asetet-e-ngrira-te-rusise-do-te-perdoren-per-rindertimin-e-ukraines

Bashkimi Evropian do të paraqesë në javët në vijim, propozimin për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën, tha të mërkurën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Komisioni Evropian do të paraqesë një plan përpara pushimeve të verës”, tha von der Leyen në një konferencë për rindërtimin e Ukrainës, në Londër.

Konferenca e Rimëkëmbjes së Ukrainës, e cila po zhvillohet sot dhe nesër në Londër, supozohet të vendosë themelet për rindërtimin e Ukrainës nga shkatërrimi i pushtimit të vazhdueshëm rus.

Fokusi është nxitja e kompanive të sektorit privat për të investuar në vend dhe të ndihmojnë në rindërtimin e ekonomisë së tij. /atsh

Related posts

“I takon atij të vendosë!”- Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti

admin

Greqia synon transferimin e emigrantëve drejt qendrave në Afrikë

Kushtrim Guraj

Zjarre në ishullin e Korfuzit dhe në disa pjesë të territorit kontinental të Greqisë

Hevzi