RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjendet një person pa shenja jete në Liqenin e Mitrovicës

gjendet-nje-person-pa-shenja-jete-ne-liqenin-e-mitrovices

Mëngjesin e sotëm, një person është nxirrur nga Liqeni Akumulues i Mitrovicës.

Disa qytetarë, bashkë me Policinë e Kosovës, kanë arritur të tërheqin trupin e një personi, që dyshohet të jetë pa shenja jete.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Zaiti ka thënë se viktima është femër, rreth 56 vjeçare, dhe se e njëjta është nxjerrur pa shenja jete.

“Rreth orës 07:30, Policia ka pranuar informatën se viktima femër, rreth 56 vjeçare, ka rënë në lumin Ibër. Viktima është nxjerrë nga lumi pa shenja jete”, tha Zaiti.

Related posts

Pakistani rikonfirmon mbështetjen për forcimin e strukturave të sigurisë së Somalisë

Kushtrim Guraj

Fjalët për Gazën kanë mbaruar…

Muhamet Ramadani

Putin diskuton me kryeministrin armen situatën në Karabak

admin