RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqiptarët e Izmirit vënë kurorë të zezë pranë konsullatës greke me rastin e gjenocidit të Çamërisë – VIDEO

shqiptaret-e-izmirit-vene-kurore-te-zeze-prane-konsullates-greke-me-rastin-e-gjenocidit-te-camerise-–-video

Qytetarët me origjinë shqiptare që jetojnë në qytetin e Izmirit të Turqisë, vendosën kurorë të zezë para konsullatës së Greqisë me rastin e 79-vjetorit të gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, raporton Anadolu.

Qytetarët me origjinë shqiptare u mblodhën në sheshin Gündoğdu nën organizimin e Shoqatës Kulturore Shqiptare Alaçatı-Çeşme dhe pas valles folklorike, marshuan deri te Konsullata e Greqisë.

İbrahim Topal, kreu i shoqatës, në një fjalim rasti, theksoi se nuk do ta harrojnë masakrën e kryer ndaj shqiptarëve muslimanë.

Topal theksoi se si shqiptarë të Turqisë do të mbrojnë më shumë të kaluarën dhe kulturën e tyre.

“Ashtu si dhe vitin e kaluar, edhe këtë vit ne do ta përkujtojmë dhe rikujtojmë Çamërinë. Për një shqiptar, është detyrë që të përkujtojë, të kujtojë dhe të mos harrojë një ngjarje kaq të ulët dhe çnjerëzore”, deklaroi Topal.

Pas fjalimit, në konsullatë u vendos kurora e zezë.

Gjenocidi i Çamërisë

Në masakrën e filluar ndaj shqiptarëve të Çamërisë në qershor 1944 gjatë Luftës së Dytë Botërore nga forcat nën komandën e gjeneralit grek Napoleon Zervas, e cila vazhdoi deri në mars 1945, u vranë 2.900 burra, 214 gra dhe 96 fëmijë, ndërsa u përdhunuan 745 gra dhe u dogjën 68 fshatra dhe 5.800 shtëpi.

Pas gjenocidit, rreth 35 mijë shqiptarë u detyruan të largohen nga zona e Çamërisë drejt Shqipërisë, ndërsa disa emigruan në Turqi.

Related posts

SHBA, policia arreston të dyshuarin për të shtënat në paradën e 4 korrikut që la 6 të vdekur

admin

Hezbollah shënjestron sistemin izraelit të mbikëqyrjes pranë kufirit me Libanin

admin

Lajçak në Kosovë pa paralajmërim, takohet me kryeministrin Kurti

admin