RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shërbeu 21 vjet në Policinë e Kosovës, togeri Besnik Leci jep dorëheqje shkaku i kushteve ekonomike

sherbeu-21-vjet-ne-policine-e-kosoves,-togeri-besnik-leci-jep-doreheqje-shkaku-i-kushteve-ekonomike

Togeri Besnik Leci, pas 21 vjetëve në shërbim të qytetarëve, ai dha dorëheqje në mënyrë vullnetare nga Policia e Kosovës.

Ai përmes një shkrimi në Facebook e kumtoi lajmin duke potencuar faktin se këtë vendim e kishte marrë pasi ishte detyruar nga kushtet ekonomike.

“Është e vërtetë që dorëheqja vullnetare në Policinë e Kosovës është personale dhe individuale, dhe vendim i secilit për vehten e vet,mirëpo para se të gjykojmë me atë se “është vendim i juaji dhe zgjidhja juaj”, kish me qenë mirë me ba një analizë të shkurtë, a thua pse po detyrohem me marr një vendim të tillë.Për shkak të korrektësisë, e ndiej obligim moral që ta sqaroj për ju dhe për të gjithë ata që iu intereson, se shkaqet apo motivi i cili qëndron pas këtij vendimi nuk ka të bëjë me asnjë çështje tjetër përveç, për fat të keq, çështjes ekonomike”, ka shkruar Leci.

Leci po ashtu tha se paga e pamjaftueshme dhe mungesa e sigurimit jetësor e atij shëndetësorë, kushtet e punës, e shumë çështje të tjera, gjithashtu e kishin detyruar ta marr këtë vendim.

“Paga e pa mjaftueshme për ta mbajt familjen, mungesa e sigurimit jetësor e atij shëndetësorë, kushtet e punës, e shumë çështje të tjera, më kanë detyruar ta marr këtë vendim aspak të lehtë,mirëpo të detyrueshëm”

Related posts

Hapet rruga për profesionistët kosovarë për të punuar në Gjermani

rezart morina

KE-ja asnjë koment për fjalimin e Ne’tanyahut në Kongresin Amerikan

admin6

8 persona dënohen me mbi 28 vjet burgim për hedhjen e granatave në dy lokale afariste në Prishtinë

admin