RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH: Dy të tretat e objekteve shëndetësore janë jashtë funksionit në Sudan

obsh:-dy-te-tretat-e-objekteve-shendetesore-jane-jashte-funksionit-ne-sudan

Në Sudan, dy të tretat e objekteve shëndetësore në zonat e prekura nga konflikti i armatosur janë mbyllur, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë të mërkurën, duke shprehur shqetësim të madh për mundësinë e shpërthimit dhe përhapjes së fruthit, malaries si edhe etheve të dengës.

“Dy muaj dhunë kanë ndikuar rëndë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, duke lënë 11 milionë njerëz në nevojë për ndihmë shëndetësore… rreth dy të tretat e objekteve shëndetësore në zonat e prekura janë jashtë shërbimit,” tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Andanom Ghebresus.

Shërbimet e nevojshme nuk ofrohen – repartet e urgjencës, klinikat pediatrike, shërbimet për të kequshqyerit dhe njerëzit me sëmundje jo të transmetueshme nuk funksionojnë. OBSH ka regjistruar 46 sulme në objektet shëndetësore që nga shpërthimi i luftës midis forcave të armatosura dhe paraushtarakëve. /abcnews

Related posts

“Mbi 130 mijë vetë në shesh”, Lirim Krasniqi: Të gjithë kërkuan drejtësi për ish-krerët e UÇK, mbahen padrejtësisht në paraburgim

admin

“Forcat izraelite janë të lumtur të vrasin fëmijë”, spikerja e BBC-së i thotë ish-kryeministrit izraelit – VIDEO

Muhamet Ramadani

Shuhet pjesa më e madhe e vatrave të zjarrit në Shqipëri

admin