RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelenskyy: Rusia po planifikon një sulm terrorist në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia

zelenskyy:-rusia-po-planifikon-nje-sulm-terrorist-ne-termocentralin-berthamor-zaporizhzhia

Sipas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Rusia po shqyrton një skenar sulmi terrorist që përfshinë rrjedhjen e rrezatimit në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia, transmeton Anadolu.

Zelenskyy në një postim në rrjetet sociale njoftoi raportet e shërbimit të inteligjencës dhe sigurisë ukrainase.

Duke theksuar se rusët po planifikojnë sulme të reja, Zelenskyy tha se, “Inteligjenca mori informacion se Rusia po shqyrton një skenar sulmi terrorist që përfshinë rrjedhjen e rrezatimit në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia. Ata përgatitën gjithçka për këtë”.

Zelenskyy tha se vendi ua kanë përcjellë të gjithë informacionin dhe provat partnerëve të tyre.

“Evropa, SHBA-ja, Kina, Brazili, India, bota arabe, vendet afrikane dhe organizatat ndërkombëtare duhet ta dinë të gjithë këtë”, tha Zelenskyy.

Ai theksoi se sulmet terroriste kundër centraleve bërthamore nuk duhet të ndodhin askund.

“Këtë herë nuk duhet të jetë si diga Kakhovka. Bota është paralajmëruar, duhet të veprojë menjëherë”, tha Zelenskyy.

Dmitriy Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, në një deklaratë për gazetarët pretendimin e presidentit Zelenskyy e përshkroi si një “gënjeshtër”.

Related posts

Urdhri i evakuimit për Gazën ‘dënim me vdekje’ për pacientët

admin

Kryeministri i Sllovakisë del për herë të parë në publik pas sulmit  me armë, Robert Fico komenton ngjarjen dhe fal autorin: Nuk ndjej asnjë lloj urrejtjeje

admin

Ndërsa palestinezët vdesin nga uria, ushtria izraelite shton pjata të reja për ushtarët në Gaza

Muhamet Ramadani