RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin: Aleatët perëndimorë të Ukrainës kanë vendosur ta luftojnë Rusinë deri në ukrainasin e fundit

putin:-aleatet-perendimore-te-ukraines-kane-vendosur-ta-luftojne-rusine-deri-ne-ukrainasin-e-fundit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se aleatët perëndimorë të Ukrainës kanë vendosur ta luftojnë Rusinë deri në ukrainasin e fundit, transmeton Anadolu.

Në takimin e Këshillit të Sigurisë të cilin e mbajti përmes video-konferencës, Putin foli për humbjen e trupave dhe pajisjeve të Ukrainës.

Ai tha se vendet mund t’i ofrojnë pajisje Ukrainës, por forca e trupave është e kufizuar. “Duket se aleatët perëndimorë të Ukrainës kanë vendosur ta luftojnë Rusinë deri në ukrainasin e fundit”, tha presidenti rus.

– “Po formojmë një ushtri rezervë”

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shoigu tha se ushtria ukrainase ka pësuar humbje të konsiderueshme pas luftimeve aktive në 16 ditët e fundit. “Armiku ka reduktuar aktivitetin e tij. Aktualisht është i interesuar të rigrupojë trupat e tij”, tha Shoigu.

Sipas tij, ushtria ukrainase ka fuqinë për të vazhduar kundërsulmin pavarësisht humbjeve të konsiderueshme në disa drejtime. Shoigu tha se po vazhdojnë përgatitjet kundër ofensivës së re të Ukrainës.

“Ne po formojmë ushtri rezervë. Gjithçka po shkon sipas planit. Do të përfundojmë formimin e ushtrisë rezervë deri në fund të qershorit dhe të korpusit në të ardhmen e afërt”, theksoi ministri rus i Mbrojtjes.

Duke thënë se 114 mijë persona u rekrutuan në Forcat e Armatosura Ruse me kontratë të drejtpërdrejtë, Shoigu tha se kishte më shumë se 50 mijë vullnetarë.

Ai potencoi se mesatarisht 1.336 persona në ditë aplikojnë për shërbimin e kontraktuar ushtarak në Rusi.

Related posts

Macron: Sulmuesit e Moskës kanë tentuar më parë sulme në Francë

rezart morina

Gaza, rritet në 31.341 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

admin6

Presidenti i EBA-së dhe sekretari amerikan biseduan për Gazën

admin