RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Siri, fëmijët viktimë të tërmetit vazhdojnë shkollimin në klasa të përkohshme

siri,-femijet-viktime-te-termetit-vazhdojne-shkollimin-ne-klasa-te-perkohshme

Në një qytet në qarkun Afrin të Sirisë veriore, mijëra nxënës shkollat e të cilëve u shkatërruan nga tërmetet e 6 shkurtit, akoma po vazhdojnë shkollimin e tyre në autobusë të ngjyrosur me ngjyra të ndritshme.

Në muajin shkurt, dy tërmete të fuqishme shkaktuan dëme të konsiderueshme në Sirinë veriperëndimore. Veçanërisht qyteti Jindires, i vendosur në zonën e operacionit “Dega e Ullirit”, u prek shumë nga fatkeqësia.

Sipas Këshillit Lokal të qytetit Jindires, nga 45 shkollat ku frekuentojnë dhjetëra mijëra nxënës, 24 janë dëmtuar nga tërmetet.

Për sigurinë e nxënësve, shkollat e dëmtuara janë mbyllur, ndërsa disa nga shkollat e mbetura të pa dëmtuara janë shndërruar në strehimore të përkohshme për të prekurit nga tërmeti.

– 22 autobusë të shndërruar në klasa shumëngjyrëshe

Në vazhdën e tërmeteve jetën nën rrënoja e humbën 600 nxënës dhe 26 mësues.

Në bashkëpunim me shoqatën ‘Orange Education’, Drejtoria Arsimore e Afrinit ka shndërruar 22 autobusë në klasa për t’u siguruar fëmijëve që të vazhdojnë shkollimin e tyre. Këta autobusë janë stolisur me përmbajtje të ndryshme edukative dhe ilustrime për fëmijët në pjesën e jashtme të tyre.

Duke përdorur tavolinat e vendosura në vendet e ndenjëseve që u larguan nga autobusët, nxënësit tani po vazhdojnë shkollimin e tyre të ndërprerë në këto klasa të përkohshme.

Autobusët që ofrojnë shërbim të lëvizshëm të klasave, ofrojnë mundësi arsimimi për fëmijët që jetojnë në tenda të improvizuara të ngritura në qytet dhe rreth qytetit pas katastrofës së tërmetit.

Rreth 3 mijë nxënës nga mosha 6 deri në 12-vjeç përfitojnë nga këto mjedise arsimore në qytet.

“Pati një tërmet dhe shkolla jonë u shkatërrua. Ne u zhvendosëm në kam dhe po arsimohemi në këta autobusë. Ne nuk duam të humbasim të drejtën tonë për arsim”, tha Yakin Said për Anadolu, një nxënës i klasës së dytë, shkolla e të cilit u shkatërrua nga tërmeti në qytetin Jindires.

Maya Halid, e cila u desh të lëshonte shtëpinë e saj për shkak të sulmeve intensive të ushtrisë sirianë në një fshat në verilindje të qytetit Hama, tha se humbi shkollën dhe tre shokët e klasës nga tërmeti.

“Ne u vendosëm në këtë kamp. Këtu mësuam për këta autobusë dhe filluam mësimet tona. Mësuesit tanë këtu janë shumë të sjellshëm me ne. Ne mësojmë lëndë si matematika dhe arabishtja”, tha ajo.

Dy tërmete shkatërruese goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt, duke marrë mijëra jetë dhe duke shkaktuar një shkatërrim të gjerë.

Related posts

Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

admin

Blinken përfundon vizitën në Lindjen e Mesme, nuk ka njoftime për një armëpushim apo marrëveshje për pengjet mes Izraelit dhe Hamasit

admin

Shifrat alarmante të fruthit/ OBSH bën thirrje për vaksinim: 56 mijë raste u shtuan në 3 muajt e fundit në Evropë!

admin