RTV AHIRETI
Lajme

Serbia i bën thirrje KFOR-it dhe institucioneve ndërkombëtare të mbrojnë serbët e Kosovës

serbia-i-ben-thirrje-kfor-it-dhe-institucioneve-nderkombetare-te-mbrojne-serbet-e-kosoves

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë, Millan Mojsilloviq, u bëri thirrje forcave të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, si dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare të sigurisë, që të ofrojnë mbrojtje “urgjente” për serbët etnikë që jetojnë në Kosovë, transmeton Anadolu.

“E informova komandantin e KFOR-it se ne po i ndjekim ngjarjet me ankth të madh dhe kërkojmë që të merren masa urgjente për të mbrojtur popullin serb dhe të drejtën e serbëve për të mbijetuar”, tha Mojsilloviq në një konferencë për media të mbajtur në Beogradi.

“Kjo është kërkesa jonë për KFOR-in dhe të gjitha institucionet e tjera ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë”, shtoi ai.

Mojsilloviq tha se serbët e Kosovës po përballen me “regjim e tmerrshëm të terrorit” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe po dëbohen nga vendlindja e tyre.

“Ushtria serbe përmbush kërkesat e ligjit ndërkombëtar dhe marrëveshjet. Është e qartë se institucionet ndërkombëtare nuk i përmbushin ato. Ushtria është e gatshme të përmbushë urdhrat që do të jepen”, tha Mojsilloviq.

Ai shtoi se nëse forcat e armatosura marrin një urdhër nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ato do të përmbushin të gjitha detyrimet e tyre sipas rezolutës përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Related posts

Ish-ministri i Jashtëm francez bën thirrje për njohjen e shtetit të Palestinës

RTI

Kanadasë i kërkohet të sjellë më shumë afganë që përballen me rrezikun e vdekjes nga talebanët

admin

Deputetja britanike kërkon sanksione ndaj Serbisë pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës

admin