RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britani, shënohen temperaturat më të larta të vitit

britani,-shenohen-temperaturat-me-te-larta-te-vitit

Britania ka shënuar ditën më të nxehtë të vitit deri më tani, temperatura kanë arritur në 32.2 gradë Celsius.

Lincolnshire ishte pjesa më e nxehtë e vendit, duke kaluar rekordin e këtij viti të vendosur më 10 qershor në Surrey. Në të njëjtën zonë në Limcolnshire, vitin e kaluar u regjistrua temperatura rekord në Britani, 40.3 gradë.

Megjithatë, siç vë në dukje Guardian, stuhitë dhe shirat e dendur pritet të godasin Anglinë veriore, Skocinë dhe pjesë të Irlandës së Veriut të dielën mbrëma.

Në ditët në vijim pritet freskim i motit, sidomos në juglindje. Në Londër, të hënën temperaturat nuk pritet të kalojnë 24 gradë.

Ndërkohë, shërbimi zjarrfikës i Londrës tha se 10 makina zjarrfikëse dhe rreth 70 zjarrfikës ishin dërguar për të shuar një zjarr. /abcnews

Related posts

Ushtarët izraelitë vrasin një palestinez në Bregun Perëndimor

admin

Kievi do të përdori raketat Storm Shadow në Rusi? Kremlini reagon pas sinjaleve të kryeministrit të Britanisë së Madhe: Është e papërgjegjshme

admin

Francë, sindikata e energjisë njofton “ndërprerje të synuara” energjisë kundër reformës së pensioneve

rezart morina