RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MPB-ja për sulmin në Mitrovicën e Veriut: Serbia po tenton ta eskalojë situatën

mpb-ja-per-sulmin-ne-mitrovicen-e-veriut:-serbia-po-tenton-ta-eskaloje-situaten

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pas sulmit me granatë dore në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, MPB-ja i ka quajtur këto sulme terroriste.

Bëhet e ditur se Policia ka marrë masat e menjëhershme për hetimin e rasteve dhe identifikimin e autorëve.

“Mbrëmë në orët e vona, ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me mjet shpërthyes, që sipas ekspertizës dyshohet të jetë granatë dore e llojit M75. Nga ky akt kriminal, janë dëmtuar dhe dy vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Policia e Kosovës ka marrë masat e menjëhershme në investigimin e rastit dhe identifikimin e autorëve”, thuhet në njoftim.

MPB-ja ka deklaruar se sulmet e vazhdueshme terroriste ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duhet të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë.

“Këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri të vendit. Ne mbesim vigjilent dhe të angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftim.

Related posts

Turqi, 18-vjeçari Muhammed shpëtohet nga rrënojat pas 198 orësh nga tërmeti

Muhamet Ramadani

Shqetësimi për shëndetin e Biden hedh hije mbi samitin e NATO-s! DW: Asnjë nga të pranishmit nuk foli publikisht, por…

admin

Irani paralajmëron Qipron dhe Bullgarinë: Mos lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja për sulme

Irfan Jahiu