RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqi, 18-vjeçari Muhammed shpëtohet nga rrënojat pas 198 orësh nga tërmeti

turqi,-18-vjecari-muhammed-shpetohet-nga-rrenojat-pas-198-oresh-nga-termeti

Është shpëtuar 18-vjeçari Muhammed Cafer Çetin, i cili mbeti nën rrënojat e ndërtesës së shembur në Adiyaman, 198 orë pas tërmetit, raporton Anadolu.

Në Adiyaman, i cili u godit nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmaraş, të cilat cilësohen si “fatkeqësia e shekullit”, vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura Turke, punëtorët e minierës Zonguldak, UMKE dhe ekipe të tjera arritën ta shpëtojnë 18-vjeçarin Muhammed Cafer Çetin nga rrënojat e një ndërtese 7-katëshe.

Ekipet e shpëtuan Muhammed Çetinin nga rrënojat 198 orë më vonë.

Ai është dërguar në spital nga ekipet mjekësore.

Related posts

Fidan kërkon më shumë përpjekje për anëtarësimin e Pa’lestinës në OKB

admin

Libia kërkon ekstradimin e djalit të ish-udhëheqësit Muamar Gadaffi nga Libani! Duhet të paguajë 11 mln dollarë për lirimin me kusht

admin

I dyshuar si i përfshirë në lojëra fati gjatë kohës së zgjedhjeve, arrestohet dhe pezullohet nga detyra oficeri mbrojtës i kryeministrit britanik, Rishi Sunak

admin