RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani në mesin liderëve të 13 shteteve të Europës Juglindore

osmani-ne-mesin-lidereve-te-13-shteteve-te-europes-juglindore

Presidentja Vjosa Osmani sot është pritur nga homologu i saj malazez, Jakov Milatoviq, në Samitin e krerëve të shteteve të Europës Juglindore, i cili mbahet sivjet në Podgoricë.

Osmani për në Podgoricë ka udhëtuar sot ku i është bashkuar krerëve të 13 shteteve për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për përshpejtimin e perspektivës europiane të rajonit, garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe promovimit të bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Në këtë Samit nga Shqipëria po merr pjesë presidenti Bajram Begaj.

Related posts

Bisedimet për armëpushim në Gaza, Antony Blinken sërish në Izrael

admin

Këshilli i Sigurisë Kombëtare Turke mbështet rajonin e Ballkanit

Muhamet Ramadani

PE-ja synon t’i shtyjë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë BE-së

Muhamet Ramadani