RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Begaj, Nikolla dhe Rama mesazhe urimi për Kurban Bajramin

begaj,-nikolla-dhe-rama-mesazhe-urimi-per-kurban-bajramin

Zyrtarët e lartë të Shqipërisë kanë përcjellë mesazhet e tyre të urimit me rastin e festës së Kurban Bajramit, transmeton Anadolu.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në mesazhin e tij të publikuar në rrjetet sociale shkruan se sakrifica në emër të besimit në Zot është mesazhi që përcjell kjo festë.

“Uroj të gjithë besimtarët muslimanë në Shqipëri dhe kudo ku janë gëzuar festën e Kurban Bajramit. Le të jetë kjo ditë një mundësi ku të gjithë të sakrifikojmë sadopak nga vetja jonë. T’i ofrojmë solidaritet, dashuri dhe mirësi njëri-tjetrit, familjeve tona dhe Shqipërisë”, shkruan Begaj.

Edhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit, ka njoftuar zyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë.

“Urime gjithë besimtarëve muslimanë, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, ditës që nderon sakrificën, përkushtimin dhe dedikimin ndaj Zotit. Kurban Bajrami dëshmon dhe kremton fuqinë e besimit për të kapërcyer dallimet mes kufijve, kulturave, komuniteteve e individëve dhe për të bashkuar njerëzit në emër të miqësisë, dashurisë e barazisë, me empati dhe zemra të hapura”, thuhet në mesazhin e urimit të kryeparlamentares Nikolla.

Një mesazh urimi për Kurban Bajramin ka publikuar në rrjetet sociale edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Related posts

Paralajmëron ish-diplomati kosovar: Kosova po shkon drejt një përplasjeje të madhe me ndërkombëtarët

admin

Izraeli vret zyrtarin e lartë shëndetësor të Gazës ndërsa tanket izraelite vendosen më thellë në Rafah

RTI

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, numri dy i Ministrisë së Jashtme kosovare jep lajmin e rëndësishëm

admin