RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iran, dhjetëra mijëra muslimanë në provincën Golestan falën namazin e Kurban Bajramit

iran,-dhjetera-mijera-muslimane-ne-provincen-golestan-falen-namazin-e-kurban-bajramit

Dhjetëra mijëra muslimanë në të gjithë Iranin, ku sot festohet Kurban Bajrami, falën namazin e Bajramit nëpër xhami dhe sheshe, raporton Anadolu.

Në qytetin Gonbed-i Kavus në provincën e Golestanit, ku jetojnë kryesisht turkmenët sunitë, muslimanët mbushën sheshin në zonën e hapur për faljen e Bajramit në orët e para të mëngjesit.

Pasi mijëra njerëz, mes tyre edhe fëmijë, mbushën një zonë sa disa fusha futbolli, ata që nuk gjenin vend, iu bashkuan namazit të Bajramit duke shtruar qilimat e tyre të namazit nëpër trotuare dhe në rrugë.

Imami i Xhumasë së Gonbed-i Kavus, Abdulkerim Ahund Javer, i cili drejtoi namazin e Bajramit, i bëri disa rekomandime xhematit në predikimin e tij.

Duke thënë se Kurban Bajrami është një ditë sakrifice dhe bashkimi, Javer tha: “Muslimanët janë të sigurt në duart e muslimanëve. Është e ndaluar për muslimanët të derdhin gjakun e muslimanëve. Ne duhet të mbrojmë njëri-tjetrin dhe të jemi njerëz të sigurt”.

Ai theksoi se dëshmia e rreme dhe marrja e kamatës duhet të shmanget. “Shmangni dëshminë e rreme ashtu siç shmangni mosbesimin”, tha Javer.

Related posts

Bosnjë e Hercegovina bën thirrje për rritjen e numrit të trupave të EUFOR-it në vend

Muhamet Ramadani

Kryediplomati shqiptar: Vdekja e Mlladiqit nuk e fshin fajin dhe as nuk mund ta rishkruajë historinë

Hevzi

Të plagosur dhe djegie automjetesh në një sulm të kolonëve në perëndim të Nablusit

Muhamet Ramadani