RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hajdari shpalos “Strategjinë për zhvillim industrial dhe mbështetje të bizneseve”

hajdari-shpalos-“strategjine-per-zhvillim-industrial-dhe-mbeshtetje-te-bizneseve”

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka shpalosur “Strategjia për zhvillim industrial dhe mbështetje të bizneseve 2030”.

Ajo tha se kjo strategji është hartuar në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare dhe me institucione të tjera, duke shtuar se rritja e cilësisë së politikave industriale ka qenë objektiv identifikues ndër objektivë të tjerë.

Përpos strategjisë ministrja paralajmëroi edhe Fondin për Inovacion duke premtuar me shumë zhvillim dhe hapësirë për komunitetin e biznesit.

“Jemi sot këtu për të ju njoftuar në lidhje me strategjinë për zhvillim industrial dhe mbështetje të bizneseve. Në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare dhe me institucione të tjera kemi hartuar këtë dokument strategjik. Janë konsultuar partnerë të ndryshëm, ambasadorë e konsultë të ndryshëm. Rritja e cilësisë së politikave industriale ka qenë objektiv identifikues ndër objektivë të tjerë”.

Ministrja Hajdari më tutje shpalosi objektivat e përdorur për hartimin e kësaj strategjike si dhe vizionin që si ministri kishin ndaj Strategjisë Kombëtare për Zhvillim.

Valbona Dushi, drejtoreshë e Departamentit të Industrisë, tha se kjo strategji është në harmoni me standardet evropiane.

Ajo theksoi se në këtë strategji është e përfshirë agjenda e gjelbër, shkruan EO.

“Industria punuese, përpunuese, është trajtuar edhe industria shërbyese. Është ne harmoni me standardet evropiane. Kemi agjendën e gjelbër ndër të tjera pjesë të saj. Në industrinë prodhuese pjesëmarrja e punësimit është shumë i ulët. Pjesëmarrja e grave në industrinë prodhuese është shumë i ulët. Tregu i punës karakterizohet me paga të ulëta”.

“Ministrja veç e tha se kemi pesë objektiva të strategjisë. Këto janë përcaktuar për sektorë të ndryshëm. Objektivi i parë është zgjerimi i prodhimit industrial. Objektivi dytë: reduktimi i deficitit tregtar industrial. Objektivi i tretë: kualifikimi i fuqisë punëtore, e menaxherëve – pa resurse nuk ka zhvillim industrial. Objektivi i katërt: Industria e gjelbër, produktet sekulare dhe të gjelbërta. Përfshin rritjen e riciklimit. Si dhe e kemi objektivin e pestë: maksimizimi i prodhimit të brendshme. Industrinë shërbyese ta lidhin me industrinë prodhuese”, tha ajo.

Related posts

Presidenti Erdoğan dërgoi mesazh ngushëllimi për vdekjen e homologut të tij iranian

RTI

Biden mbledh mbi 26 milionë dollarë në aktivitetin me ish-presidentët Obama dhe Clinton

admin

“9 shtetas të huaj të vrarë nga persona të armatosur të paidentifikuar në Iranin juglindor”

admin