RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Të paktë në numër, serbët i vazhdojnë protestat në Zveçan e Leposaviq

te-pakte-ne-numer,-serbet-i-vazhdojne-protestat-ne-zvecan-e-leposaviq

35 ditë që nga nisja e protestave që përshkallëzuan në dhunë, serbët lokalë kanë vazhduar që të mblidhen para objekteve komunale në Zveçan e Leposaviq. Ndryshe nga fillimi, kundërshtimin për kryetarët e rinj protestuesit e shprehën duke shkëmbyer ushqime e në muhabet. Teksa në Zubin-Potok prania e tyre nuk u pa fare
Të thelluar në muhabet e në ushqimet që ua shërbenin njëri-tjetrit, serbët lokalë në Zveçan protestuan edhe të premten kundër kryetarit të ri të Komunës, Ilir Peci.

Protestën ata e vazhduan për të 35-n ditë, të sistemuar në karrige e nën hije të çadrave, pa iu afruar rrethojave të vendosura përreth objektit komunal, përbrenda të cilave sigurinë e garanton KFOR-i. Mes protestuesve nuk mungon as Liljana Aksentijeviq, të cilën kryeministri Albin Kurti e pati përmendur si njërën nga organizatoret e protestave të dhunshme në Zveçan e Leposaviq.

Ndryshe nga Zveçani, në Leposaviq një kamion përbri barrierës së hekurt e ka zërë tërësisht rrugën që shpie drejt Komunës. Veç pak hapa më tej, fillon zona e kufizuar nga protestuesit.

Më shumë se një muaj prej kur kryetari Lulzim Hetemi është vendosur në zyrën e tij në Komunën e Leposaviqit, serbët lokalë po e vazhdojnë rezistencën e tyre para objektit komunal, ndonëse tash në numër më të vogël. Derisa ata protestojnë para objektit, brenda tij vazhdon të qëndrojë kryetari Hetemi.

Përballë objektit komunal, pjesën më të madhe të turmës së protestuesve e përbënë gratë që rrinin nën hije të çadrave e në lokalet përreth. E karshi i kanë forcat e KFOR-it.

Për dallim prej kohës së fillimit të protestave më 26 maj, perimetri i sigurisë, i caktuar nga KFOR-i, nuk është aq i fortë. Teksa telat gjemborë vazhdojnë të rrinë palosur nëpër qoshe, është ulur edhe prania e trupave ushtarake.

Automjetet ushtarake janë zëvendësuar me vetura të tjera më të thjeshta. E përderisa hyrje-daljet brenda objektit të Komunës janë krejt të rralla, në pragun e derës së saj një qen ka gjetur rehatinë.

E në Zubin-Potok, as të premten nuk pati protestues përpara objektit komunal.

Related posts

Gjermania ankohet për migrantë, kritikon Serbinë për heqjen e vizave për Indinë e Tunizinë

admin

Presidenti Erdoğan përshëndet vendimin e përkohshëm të GJND-së për rastin e gjenocidit ndaj Izraelit

admin

Parlamenti miraton ligjin e diskutueshëm për azilkërkuesit

admin