RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Alarmohen terroristët e “Severna Brigada”: Largohen edhe nga rrjetet sociale ruse

alarmohen-terroristet-e-“severna-brigada”:-largohen-edhe-nga-rrjetet-sociale-ruse

Pasi Qeveria e Kosovës i shpalli organizatat të afërta me Serbinë – “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile” si organizata terroriste, vendimi duket se ka alarmuar terroristët.

Gjegjësisht, ata kanë njoftuar ndjekësit e tyre në rrjetet sociale ruse se “për arsye sigurie” kanali i tyre nuk do të mbajë më emrin Brigada Veriore dhe as nuk do të ndajë raporte nga anëtarët e kësaj organizate, raporton The Geopost.

“Kanali do të vazhdojë të punojë si më parë”, theksojnë ata, duke sqaruar se “temë kryesore do të jetë situata dhe ngjarjet në Kosovë, dhe punën do ta marrin përsipër persona të tjerë dhe do të kenë emër tjetër”.

Në fund ata thanë se nuk po shkojnë askund sepse “Kosova është tokë e shenjtë serbe” dhe se “me ndihmën e Zotit do të shihemi së shpejti në Prizren”.

Ju kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka shpallur Brigadën Veriore dhe Mbrojtjen Civile si organizata terroriste, dhe kanali i përmendur ka përhapur dezinformata dhe bën thirrje për dhunë.

Related posts

Mbi 100 mijë të evakuuar në Pakistan si pasojë e përmbytjeve të ashpra

Muhamet Ramadani

Media amerikane: I dërguari i SHBA-së u takua me djalin e shahut të rrëzuar mes protestave në Iran

admin

Në Speciale vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

admin