RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani uron Spanjën për marrjen e udhëheqësisë së presidencës së BE-së

osmani-uron-spanjen-per-marrjen-e-udheheqesise-se-presidences-se-be-se

Presidentja Vjosa Osmani, ka uruar Spanjën për marrjen e udhëheqësisë së presidencës së Bashkimit Evropian.

Ajo në një postim në Twitter ka thënë se pret që të vazhdojnë përpjekjet për ta sjellë Kosovën më afër BE’së gjatë kësaj kohe.

“Ndërsa Suedia përfundon Presidencën e Këshillit të BE-së, falënderoj @SëedishPM Ulf Kristersson për udhëheqjen dhe përkushtimin e tij për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë. Presim të vazhdojmë përpjekjet tona për ta sjellë Kosovën më afër BE-së gjatë @eu2023es dhe i urojmë Spanjës një presidencë të suksesshme”, ka shkruar Osmani.

Spanja ka marrë sot udhëheqësinë e presidencës së Bashkimit Evropian, të cilën do ta mbajë deri në dhjetor të këtij viti.

Related posts

Procesi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, votimi dhe hapi i radhës pas miratimit të opinionit të raportueses Bakoyannis

admin

Shtesat mujore për deputetët do të jenë gati sa paga e një zjarrfikësi

Muhamet Ramadani

Francë: Vazhdojnë protestat dhe grevat kundër reformës në pensione

admin