RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Spanja merr presidencën e BE-së me qëndrimin e njëjtë ndaj Kosovës

spanja-merr-presidencen-e-be-se-me-qendrimin-e-njejte-ndaj-kosoves

Spanja ka marrë më 1 korrik udhëheqësinë e presidencës së Bashkimit Evropian, të cilën do ta mbajë deri në dhjetor të këtij viti.

Një ditë më parë, ambasadori i Spanjës në Beograd, Raul Bartolome Molina, theksoi se qëndrimi i vendit të tij është i qartë: Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa mbështet tentimet e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ky qëndrim nuk ka ndërruar, as nuk do të ndërrojë, dhe të gjithë aleatët tanë e dinë këtë shumë mirë”, tha Bartolome më 30 qershor.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në Twitter se Kosova do të vazhdojë përpjekjet që të afrohet në Bashkimin Evropian gjatë presidencës së Spanjës.

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk njohin pavarësinë e Kosovës, bashkë me Sllovakinë, Rumaninë, Greqinë dhe Qipron.

Sipas rendit të paracaktuar, Spanja mori presidencën e BE-së për gjashtë muaj pas Suedisë që e kishte pasur në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Qysh më 9 janar, Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian kishte nisur konsultimet me vendet anëtare lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas procedurave në BE pasi një shtet aplikon për anëtarësim, Këshilli kërkon nga komisioni Evropian që të përpiloj mendimin se a i përmbush apo jo aplikuesi kushtet për status kandidati dhe për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Kosova kishte dorëzuar kërkesën formale për anëtarësim në BE me 15 dhjetor.

Presidenca e atëhershme çeke nuk ka pasur kohë të shqyrtoj atë kërkesë por vetëm i ka njoftuar vendet anëtare për dorëzimin e saj. Pastaj atë dosje në duar e ka pasur Presidenca suedeze.

Është e paqartë se si do të vazhdohet puna lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim gjatë gjashtëmujorit të presidencës së Spanjës si vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Pedro Sanchez filloi presidencën gjashtëmujore të Spanjës me Bashkimin Evropian me një vizitë rrufe në Kiev të shtunën për të nënvizuar mbështetjen e bllokut ndaj Ukrainës përballë pushtimit nga Rusia.

Ndërkohë, duke folur një ditë më parë në Bruksel, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se “lufta në Ukrainë do të jetë një nga prioritetet e mëdha të presidencës sonë”.

Vitin e ardhshëm, presidencën e BE-së do ta kenë Belgjika dhe Hungaria./ rel

Related posts

Chris Hipkins do të jetë kryeministri i ardhshëm i Zelandës së Re

admin

Turqi: Kandidati presidencial Kılıçdaroğlu voton në Ankara

admin

Pushuesja nga Kosova rrezikon të mbytet në Shëngjin

rezart morina