RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bie nga ballkoni i objektit, vdes 26-vjeçari në Ferizaj

bie-nga-ballkoni-i-objektit,-vdes-26-vjecari-ne-ferizaj

Një 26-vjeçar ka vdekur pasi ka rënë nga kati i tretë i një objekti banesor në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj.

Rastin i cili ka ndodhur rreth orës 19:45 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai për teve1.info ka thënë se vdekja është konstatuar nga ekipet mjekësore.

“Nga hetimet e para mësohet se viktima derisa ishte në ballkon ka rënë bashkë me mbajtëset e ballkonit në tokë .Janë njoftuar edhe Inspektorët e punës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML –Prishtinë për obduksion”, ka thënë Veseli.

Ai ka bërë të ditur se veç policëve të rendit në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët rajonal të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar kanë nisur hetimet.

Related posts

Tre të vrarë në një sulm në kufirin mes Bregut Perëndimor dhe Jordanisë, autori ekzekutohet nga forcat izraelite pasi hapi zjarr

admin

Shkup, studentët në protestë para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

admin6

Mbishkrime me motive nxitëse në muret e disa shtëpive në Zveçan, prokuroria inicion hetime

admin