RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bie nga ballkoni i objektit, vdes 26-vjeçari në Ferizaj

bie-nga-ballkoni-i-objektit,-vdes-26-vjecari-ne-ferizaj

Një 26-vjeçar ka vdekur pasi ka rënë nga kati i tretë i një objekti banesor në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj.

Rastin i cili ka ndodhur rreth orës 19:45 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai për teve1.info ka thënë se vdekja është konstatuar nga ekipet mjekësore.

“Nga hetimet e para mësohet se viktima derisa ishte në ballkon ka rënë bashkë me mbajtëset e ballkonit në tokë .Janë njoftuar edhe Inspektorët e punës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML –Prishtinë për obduksion”, ka thënë Veseli.

Ai ka bërë të ditur se veç policëve të rendit në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët rajonal të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar kanë nisur hetimet.

Related posts

Bislimi për ndalimin e udhëtarëve: Kjo është përgjigja dhe hipokrizia e Serbisë

admin

​Votimi me kusht në 52 vendvotime, pesë më pak se në zgjedhjet e kaluara

Kushtrim Guraj

I përfshirë në skandalin Epstein, ish ambasadori britanik në SHBA thirret për të dëshmuar në Kongresin amerikan

admin