RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Muhaxheri i LDK-së e krahason Kurtin me “Kasapin e Ballkanit”

muhaxheri-i-ldk-se-e-krahason-kurtin-me-“kasapin-e-ballkanit”

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, i ka kritikuar veprimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, lidhur me Veriun.

Madje Muhaxheri qëllimet e Kurtit i krahason me ato të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, i cili thoshte në vitin 1989 “Po vendosim shtetin ligjor në Kosovë”.

“Dhe opinioni është i njëjtë. Ai donte të vendoste shtet ligjor në një territor ku 90 për qind ishin shqiptarë”, tha Muhaxheri.

“Udhëheqësi i qeverisë së tanishme kosovare është orientuar që në veri që me vendos shtet ligjor. Te kush? Te njerëzit që janë 97 për qind serbë? Në një territor që jetojnë 30 mijë ose 40 mijë qytetarë serbë”, tha ai.

“Me i vu në rrezik të arriturat e komplet e 25 vjetëve pas luftës, edhe 15 vjet pas shpalljes së Pavarësisë edhe me fut vendin në sanksione është papërgjegjësi totale”, tha Muhaxheri në KlanKosova.

 

Related posts

Kryetari i Bashkisë së New Yorkut organizon iftar për komunitetin musliman

admin

Ushtarët grekë nisen drejt Kosovës, i bashkohen KFOR-it në Bondsteel

Muhamet Ramadani

Presidenti kolumbian dënon su’lmin iz’raelit në al-Mawasi

Muhamet Ramadani