RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Bill Clinton, pas vizitës në Shqipëri: Faleminderit, s’do ta harroj kurrë!

bill-clinton,-pas-vizites-ne-shqiperi:-faleminderit,-s’do-ta-harroj-kurre!

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka reaguar pas vizitës në Shqipëri ditën e djeshme, ku u prit me një ceromi zyrtare dhe u dekorua nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Në një postim që ka bërë pak më parë në rrjetet sociale, ai ka falenderuar Ramën dhe popullin shqiptar për mbrëmjen duke thënë se nuk do të harroj kurrë.

Më tej ai theksoi se ka qenë nderi i tij të punojë për Shqipërinë.

“Faleminderit nga zemra Kryeministrit Edi Rama dhe populli i Shqipërisë për një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë”.

“Ka qenë nderi im që punoj me ju për kaq shumë vite për të forcuar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë”, shkruan ai.

Bill Clinton ka shërbyer si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1993 deri me 2001.

Tetë vite të mbushura me ulje dhe ngritje, por Clinton do të mbahet mend si presidenti që solli prosperitet dhe progres në jetën e qytetarëve amerikanë.

Clinton në vitin 1999 ishte njëri ndër personat vendimtarë për intervenimin e NATO-s në Kosovë.

Related posts

Kryediplomatët e Egjiptit dhe SHBA-së theksojnë “nevojën për sigurimin e armëpushimit në Gaza sa më parë”

rezart morina

Gjykata në Bosnje konfirmon aktakuzën ndaj Dodikut

rezart morina

Grupi jemenas Houthi thotë se do të vazhdojë veprimet ushtarake kundër Izraelit dhe të bllokojë anijet e tij

rezart morina