RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Forcat izraelite janë të lumtur të vrasin fëmijë”, spikerja e BBC-së i thotë ish-kryeministrit izraelit – VIDEO

“forcat-izraelite-jane-te-lumtur-te-vrasin-femije”,-spikerja-e-bbc-se-i-thote-ish-kryeministrit-izraelit-–-video

Një spikere e BBC-së ka kritikuar sulmin e fundit ushtarak izraelit në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor të pushtuar, në të cilin të paktën 12 palestinezë u vranë dhe më shumë se 140 të tjerë u plagosën, transmeton Anadolu.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Palestinës, në mesin e viktimave janë edhe pesë të mitur.

“Forcat izraelite janë të lumtura të vrasin fëmijë”, tha prezantuesja Anjana Gadgil gjatë një interviste me ish-kryeministrin izraelit, Naftali Bennett.

“Ushtria izraelite po e quan këtë një ‘operacion ushtarak’, por ne tani e dimë se po vriten të rinj, katër prej tyre nën tetëmbëdhjetë vjeç. A është me të vërtetë kjo gjëja që ushtria ka vendosur të bëjë? Të vrasë njerëz nga mosha 16 deri në 18 vjeç?”, pyeti Gadgil.

Mirëpo, ish-kryeministri Bennett, i cili publikoi një pjesë të intervistës në llogarinë e tij në twitter, argumentoi se të gjithë ata që u vranë në Jenin ishin “militantë”.

“Fakti që ka terroristë të rinj që vendosin të mbajnë armë, është përgjegjësia e tyre”, u shpreh Bennett.

“Terroristë, por fëmijë”, u përgjigj spikerja e BBC-së, duke shtuar, “Forcat izraelite janë të lumtur të vrasin fëmijë”.

Ushtria izraelite u tërhoq këtë mëngjes nga qyteti Jenin, duke përfunduar operacionin më të madh ushtarak në qytet në më shumë se 20 vjet.

Sulmi izraelit, që filloi të hënën, ka lënë gjithashtu gjurmë shkatërrimi në të gjithë qytetin e Bregut Perëndimor të pushtuar.

Sulmi izraelit shkaktoi reagime dhe dënime nga disa vende, duke përfshirë Türkiyen, Jordaninë, Egjiptin, Indonezinë, Pakistanin dhe vende të tjera.

Related posts

Kur mund të bëhet liberalizimi i vizave për shtetasit e Kosovës? | Bahri Cani

admin

Analisti ushtarak: Ushtria iz’raelite dëshiron të largohet nga Ga’za, por Ne’tanyahu ka “ide të tjera”

rezart morina

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

admin