RTV AHIRETI
Shëndetësi

Qarkullimi i dobët i gjakut, çfarë duhet të dini?

qarkullimi-i-dobet-i-gjakut,-cfare-duhet-te-dini?

Një gamë e gjerë simptomash mund të tregojnë qarkullim të dobët të gjakut. Këto simptoma mund të ndikojnë në cilësinë e jetës së një personi dhe madje mund të shkaktojnë komplikime të rënda.

Simptomat e zakonshme përfshijnë:

mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në duar dhe këmbë

duar dhe këmbë të ftohta

ënjtje në këmbë dhe kyçe

humbje e kujtesës dhe vështirësi në përqendrim

probleme me tretjen

lodhje

ngërçe të kyçeve dhe muskujve

ndryshimet e ngjyrës së lëkurës

ulçera në këmbë

venat me variçe

Trajtimi më i mirë për qarkullimin e dobët varet nga shkaku dhe shpeshherë janë përgjegjës problemet në arteriet ose venat.

Cilat janë shkaqet?

Gjendjet e ndryshme shëndetësore mund të shkaktojnë qarkullim të dobët, duke përfshirë:

– Ateroskleroza. Ndodh kur pllakat krijohen në enët e gjakut, veçanërisht në arterie. Për rrjedhojë arteriet ngushtohen dhe ngrutësohen duke kufizuar përfundimisht rrjedhjen e gjakut.

– Diabeti mellitus. Me kalimin e kohës, nivelet e larta të glukozës në gjak mund të dëmtojnë enët e gjakut dhe të shkaktojnë krijimin e pllakave.

– Mpiksjen e gjaku. Një mpiksje në një enë gjaku mund të kufizojë rrjedhjen e gjakut në ose nga organet ose indet. Në disa raste, një mpiksje bllokon plotësisht rrjedhjen e gjakut.

– Të qenit mbipeshë.Pesha e tepërt e ngarkon trupin, veçanërisht nëse një person qëndron shumë ulur ose në këmbë.

– Sëmundja ose fenomeni i Raynaud. Kjo gjendje shkakton ngushtimin e enëve të gjakut duke bërë që të keni ndjesi shpimi gjilpërash dhe ndjesi të ftohtë në duar dhe këmbë, dhe efektet mund të bëhen më të rënda me kalimin e kohës.

– Pirja e duhanit. Pirja e duhanit rrit rrezikun e zhvillimit të gjendjeve shëndetësore që shkaktojnë qarkullim të dobët. Ai gjithashtu ndërhyn në rrjedhën e gjakut, dëmton muret e enëve të gjakut dhe shkakton krijimin e pllakave në vena.

Related posts

Pse duhet të konsumoni sa më shumë sardele, sipas dietologëve

Muhamet Ramadani

Çfarë ndodh me trupin tonë kur nuk konsumojmë fruta dhe perime

Muhamet Ramadani

Lista e ushqimeve me vitaminat dhe mineralet e duhura për gratë

admin