RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti gjerman: Brazili është rikthyer si lojtar kyç në skenën botërore

presidenti-gjerman:-brazili-eshte-rikthyer-si-lojtar-kyc-ne-skenen-boterore

Duke folur nga Brasilia për inaugurimin e presidentit të ri të Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se Brazili po rifiton pjesën e tij si një lojtar kyç ndërkombëtar si në çështjet ekonomike ashtu edhe në ato klimatike.

“Më vjen mirë që Brazili është rikthyer në skenën botërore”, tha Steinmeier të dielen, disa orë para se Lula të bënte betimin.

“Ne kemi nevojë për Brazilin”, tha presidenti gjerman kur u pyet se çfarë interesi ka Gjermania për suksesin e Lulës.

“Ne kemi nevojë për udhëheqjen politike braziliane që do të luajë një rol jo vetëm në bashkëpunimin ekonomik, por edhe në mbrojtjen e klimës globale.”

Steinmeier tha se ishte i lumtur kur pa që Lula është i gatshëm të luajë pikërisht atë rol me Brazilin, duke theksuar se ai shpreson se bashkëpunimi ndërkombëtar nuk do të vijë vetëm nga Gjermania.

Gjermania do të fillojë me një donacion fillestar prej 35 milionë euro për Fondin Amazon për të mbrojtur pyjet e shiut.

Këto fonde ishin ngrirë nën qeverinë e ekstremit të djathtë të ish-presidentit Jair Bolsonaro.

“Është e rëndësishme për të gjithë ne të ruajmë mushkëritë e gjelbra të tokës, pyjet e shiut të Amazonës”, tha Steinmeier.

Presidenti gjerman u takua të shtunën me Lulën, pak pas mbërritjes së tij në Brasilia.

“Pas bisedës sonë, kam përshtypjen se mund të jemi të sigurt për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare mes Amerikës së Jugut dhe Evropës”, ​​theksoi presidenti gjerman.

Lidhur me marrëveshjen e tregtisë së lirë të BE-së me shtetet Mercosur në Amerikën e Jugut, Lula e ka bërë të qartë se do të ndryshojë vendimin e Bolsonaro dhe do të kthehet në negociata, shtoi Steinmeier. /oranews

Related posts

Borrell: Rusia po kryen krime të vërteta të luftës

admin

Kryediplomatja gjermane: Vendbanimet izraelite minojnë paqen në Lindjen e Mesme

rezart morina

Ish-kryeparlamentari izraelit: Kryeministri Netanyahu është “kërcënim” për Izraelin

rezart morina