RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani takon policët e rrëmbyer në veri

osmani-takon-policet-e-rrembyer-ne-veri

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim policët e Kosovës Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, të kidnapuar nga Serbia dhe të liruar ditë më parë.

Në takim me policët, Presidentja Osmani ju ka uruar mirëseardhje policëve dhe në të njëjtën kohë ka falënderuar gjithë Policinë e Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm për një mjedis të sigurt dhe të qetë.

“Policia e Kosovës është institucioni kyç për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës e njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj, por edhe të të gjitha grave dhe burrave në uniformë policore, të cilët e mbrojnë Republikën në çdo cep”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Të tre policët kanë falënderuar Presidenten Osmani për pritjen dhe shprehën përkushtimin për vazhdimin e angazhimit të tyre në funksion të sigurimit të një mjedisi paqësor dhe tërësisë territoriale të Kosovës.

Related posts

Gjendet një person i vdekur në Lumin e Klinës

admin

Arrestohet një person i dyshuar për vrasjen në Podujevë – tjetri në arrati

Muhamet Ramadani

Serbia nuk lejoi kalimin e qytetarëve të Kosovës në kufi, Von Cramon thirrje Beogradit: Ndaloni së turpëruari veten!

admin