RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ndihmëssekretari i NATO-s bën thirrje për shtensionim: Të respektohen marrëveshjet ​

ndihmessekretari-i-nato-s-ben-thirrje-per-shtensionim:-te-respektohen-marreveshjet-​

Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s për operacione, Thomas Goffus, u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të marrin hapa për shtensionim të situatës.

Goffus u ka bërë thirrje palëve të respektojnë të gjitha marrëveshjet e NATO-s.

Goffus ka vizituar Kosovën, ku është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmanin.

“Jam këtu për të konfirmuar qëllimin e NATO-s për paqe e stabilitet. Nuk kemi parë përparim nga Prishtina e Beogradi për deeskalim dhe kjo ka vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Nga ngjarjet e fundit, kemi pasur numrin me të madh të ushtarëve të lënduar të KFOR-it që nga viti 1999. Kjo është e papranueshme. Është çështje urgjente për Prishtinën dhe Beogradin të ndërmarrin hapa konkretë për shtensionim, të dialogojnë dhe t’i respektojnë marrëveshjet”, tha Goffus. Të gjitha marrëveshjet me NATOn duhet dhe do të respektohen”.

Goffus ka treguar se ka vizituar ushtarët e KFOR-it në veri, ndërsa ka thënë se ushtarët janë të gatshëm të intervenojnë nëse ka përshkallëzim të situatës.

“U bëjmë thirrje dy palëve që ta respektojnë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin zbatues të Ohrit. Askush nuk duhet të tentojë një konflikt të ri në Evropë”, tha Goffus.

Related posts

Parlamenti Evropian voton sot raportet për Kosovën dhe Serbinë – kërkohet njohja e ndërsjellë

admin

Gjukanoviqit i shtohen masat e sigurisë pas informacioneve për atentat

rezart morina

Pritje deri në dy orë për të hyrë në Kosovë, kolonat më të gjata te Dheu i Bardhë

rezart morina